Zgjedhjet në Kosovë, qeveria ndan 4.9 mln euro

Zgjedhjet në Kosovë, qeveria ndan 4.9 mln euro

Plot 4.9 milionë euro është shuma, që Qeveria e Kosovës do të shpërndajë për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Në mbledhjen e Qeverisë, kabineti në largim vendosi gjithashtu që 90 mijë euro do të kushtojë procesi ankimor për zgjedhjet e parakohshme.

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa tha se, me këtë u siguruan mjetet financiare që KQZ-ja të mos ketë pengesa në organizimin e procesit.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar limitin e shpenzimeve të fushatës për subjektet politike për zgjedhjet e parakohshme, në shumën prej 942.573 euro.

Në mbledhjen e mbajtur sot, KQZ ka miratuar edhe regjistrimin e Partisë “Kosovskih SRBA-PKS”, e themeluar nga dhe me kryetar Aleksandar Jablanoviç.

Kosova