Dashuria mund Parisin, francezi jeton në Tregan të Elbasanit

Parisi është qyteti i Dashurisë, por Jean Pierre Chavanon, e braktisi atë për dashurinë e tij dhe tani jeton në Tregan të Elbasanit. Fati deshi që dashuria e tij të ishte një vajzë shqiptare, e cila do ta merrte në vendin e saj. Prej dy vitesh ata jetojnë në Tregan ku Jean Pierre ushtron profesionin e tij të kuzhinierit.

“Jetoj në Shqipëri prej dy vitesh. Jam zhvendosur këtu për të dashurën time. Pse të mos vish në Shqipëri? Është një vend shumë i bukur. Gjithë jetën time kam lëvizur në Europë për shkak të profesionit, por Shqipëria më pëlqen. Është një vend i mrekullueshëm. Më pëlqen të rri në Shqipëri dhe të zhvilloj biznesin tim në të cilin mundohem të ndërthur traditat e Francës me ato të Shqipërisë. Tashmë kam arritur të gatuaj zogj apo mish keçi në hell, por nuk harroj stilin tim me salca franceze”, tregon Jean Pierre Chavanon.
 
Edhe pse e ka lidhur jetën e saj me një shtetas të huaj, Linora mendon që shqiptarët duhet të kontribuojnë e të zhvillojnë vendin e tyre.

“Kam jetuar për 3 vite në Francë, edhe duke parë që çdo ishte mirë, pse jo. Dhe ia propozova tim shoqi që të vinim në Shqipëri. Ta ngremë edhe ne vendin si të gjitha vendet e tjera, s’na mungon asgjë”, thotë Linora Llapushi.
 
Me gjithë vështirësitë e fillimit, Jenan Pierre u mësua të jetojë në një fshat të Elbasanit dhe rikthimi në Francë duket se nuk është opsion i momentit.

Sociale