Dasmë në “oborrin mbretëror” britanik

Dasmë në “oborrin mbretëror” britanik

Pippa Middleton, motra e Dukeshës së Kembrixhit, Princeshës Catherine “Kate” Middleton, do të martohet të shtunën me të fejuarin e saj milioner.

James Matthews i propozoi 33-vjecaren Pippa verën e kaluar, ndërsa ishin me pushime në Lake District, në Anglinë veriperëndimore.

Pippa ka nisur të shoqërohet me 41-vjeçarin Matthews rreth dy vite më parë. Ajo bëri që të gjithë të kthenin sytë drejt saj, kur motra e saj Kate u martua me Princin William në vitin 2011, pasi kishte veshur një fustan të Aleksander McQueen, që nxirrte në pah më së miri hiret e saj.

Që atëherë, ajo pushtoi faqet e revistave rozë në Britani. Në ceremoninë që do të zhvillohet në kishën e Shën Markut në Englefield, afër “Bucklebury”-t ku familja Middleton jeton, do të marrin pjesë familjarë të ngushtë dhe miq, përfshirë Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit, por edhe Princin Harry.

Princi i vogël George dhe Princesha Charlotte do të jenë shoqëruesit e saj.

Showbiz