Piktura 110.5 mln dollarë

Piktura 110.5 mln dollarë

Një pikturë e artistit të ndjerë Jean-Michel Basquiat u shit në një ankand në Nju Jork për 110.5 milionë dollarë.

Kjo shifër është thuajse dy herë sa punimi i më shtrenjtë i të njëjtit artist që u ble nga i njëjti person një vit më parë.

Piktura e fundit e shitur ka thyer disa rekorde, përfshirë atë të veprës së artit më të shtrenjtë të një artisti amerikan. Piktura gjithashtu përbën veprën e artit më të shtrenjtë nga një artist me ngjyrë dhe veprën e parë të krijuar që prej 1980-s që kalon kufirin prej 100 milionë dollarësh.

Piktura pa emër është realizuar me bojëra vaji, akriliku sprai. Në të paraqitet një fytyrë në formën e një kafke. Ajo u ble nga Yusaku Maezawa, një sipërmarrës 41-vjeçar nga Japonia, i cili ka në plan të krijojë një muze në shtëpinë e tij në Chiba.

Basquiat, i lindur në Nju Jork, vdiq në vitin 1988 nga një mbidozë heroine në moshën 27-vjeçare. Ai punonte si artist vetëm prej 7 vitesh. Shumica e punimeve të tij paraqesin problemet me të cilat përballeshin afroamerikanët në SHBA.

Kulturë