Afron finalja e sezonit. Kukësi, ende një “fortesë”

Që në momentin e parë që pranoi të ulej në pankinën e Kukësit, Ernest Gjoka i kishte idetë e qarta.

“Kam ardhur për të dalë kampion”, shprehej atëherë ai.

Por në vigjiljen e ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, deri më tani, trajneri i Kukësit e di mirë koefiçentin e vështirësisë, kur përballë do të ketë mbajtësit në fuqi të trofeut.

Në rast se 90-minutëshi ndaj Skënderbeut do të arrijë t’i mbajë verilindorët në krye, festa do të jetë historike.

“Nesër luajmë një finale”, thotë Gjoka.

Gjoka renditi edhe disa prej pikave të forta të ekipit kryesues të Superiores, me statistikat që shpreson të mos ndryshojnë pas të shtunës.

“Kemi 34 javë pa humbje”, shprehet trajneri i Kukësit.

Kukësi kryeson me 1 pikë më shumë sesa Skënderbeu dhe 4 më shumë sesa Partizani. Pas përballjes me korçarët, kuksianët luajnë në javën e fundit ndaj Luftëtarit në Gjirokastër.

Sport