Të shohësh hapësirën përmes VR-it!

Të shohësh hapësirën përmes VR-it!

Mjafton që të vendosni këto syze VR, dhe ngado që jeni, në shtëpi, të rehatuar në kolltuk apo zyrë, ju mund të bëni një udhëtim, eksplorim në gjithë planetet.

Me këtë shpikje, grupi "Blue Odyssey", është fitues i çmimit Peoples Choice i konkursit NASA SPACE APPS CHALLENGE TIRANA 2017 dhe konkurron globalisht në të njëjtën kategori.

Me ndihmën e të gjithëve Shqipëria mund të fitojë çmimin global në këtë kategori, ndaj këta të rinj po mbledhin vota online në mënyrë që me shpikjen e tyre të shpallen fitues. Votimi është i hapur deri në datë 22 Maj dhe çdo person ka te drejtë të votojë një herë në ditë.

Grupi deri tani, nga votat e mbledhura është në Top 25, por synojnë që deri në fund, që mbyllet votimi, të shkojnë në Top 10, apo Top 5 më të mirët, që garojnë nga e gjithë bota.

Hi Tech