Itali, sërish drogë nga Shqipëria, sekuestrohen 1.8 tonë

Itali, sërish drogë nga Shqipëria, sekuestrohen 1.8 tonë

Në një tjetër operacion, të kryer natën mes së enjtes dhe së premtes në lokalitetin Teneca di Molfeta, policia italiane ka sekuestruar 1.8 tonelata marijuanë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave sekuestrimi është bërë në zonën Bishelia, ku lënda narkotike ishte fshehur në dy furgonë, e ndarë në 101 pako.

Sipas hetuesve, me t’u hedhur në treg droga do të kapte vlerën e 13 milionë eurove. Ndërkohë, në pranga kanë rënë 4 persona, dy shtetas italianë dhe dy shqiptarë, të moshave nga 27 në 50 vjeç.

Dy prej tyre, 40 dhe 50 vjeç, tentuan t’i shpëtonin forcave të policisë duke u hedhur nga një lartësi prej 5 metrash, veprim nga i cili mbetën të lënduar dhe u prangosën lehtë nga uniformat blu.

Ndonëse nën arrest, ata u shoqëruan në spitalin e Barit për të marrë ndihmë mjekësore. Të katërt akuzohen për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Kronikë