Fushata, Koka: Të ringjallim bregdetin. Balla: PS, e vetmja alternativë

Fushata, Koka: Të ringjallim bregdetin. Balla: PS, e vetmja alternativë

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës së plazhit, lagjia 13 në Durrës, Lefter Koka deklaroi se zona e plazhit duhet të rikthehet në një destinacion për turistët, me investime që do të synojnë përshtatjen me çfarë është ndërtuar deri më tani dhe jo sipas rikonstruktimeve pa kriter të Bashkisë.

“Është e patolerueshme ta mendosh sot se mijëra aktivitete, biznese, që janë ndërtuar në këto 4.2 kilometra të transformohen në subjekte për të mbijetuar. Më shumë i sheh të mbyllura dhe me pluhur sesa në aktivitet këto subjekte. Qëllimi i parë është ta rivitalizojmë atë investim të kryer nga cilido qoftë. Është gjëja më e thjeshtë të përdorësh forcën e pushtetit dhe të përdorësh fadromat për të shkatërruar”, tha Koka.

Balla: PS, e vetmja alternativë

Taulant Balla foli me banorët e Labinotit Fushë në Elbasan për mundësitë që ofron Partia Socialiste pasi sipas tij Partia Demokratike nuk e di se çfarë duan shqiptarët. Sipas Balles, Labinot Fusha ka nevojë për kanalizime, ndriçim rrugor dhe rehabilitim të qendrës së njësisë administrative.

“Pavarësisht se thirrja ime, edhe për demokratët, është që Partia Demorkatike pikë së pari ka nevojë të reformohet, ka nevojë të kuptojë se kush janë hallet reale të shqiptarëve. Katër vite në opozitë nuk u mundua minimalisht të ofronte një alternativë. E vetmja alternativë e besueshme është alternativa që ofron Partia Socialiste”, tha Balla.

Politikë