Hamburgu pranë rënies, Mavraj i gatshëm për finalen

Hamburgu pranë rënies, Mavraj i gatshëm për finalen

Ish-kampioni i Europës dhe i Gjermanisë në futboll, Hamburgu ndodhet në një pozitë të vështirë, me rënien nga Bundesliga që është kthyer në opsion real për ekipin verior.

Ky i fundit duhet të fitojë ndaj Wolfsburgut në ndeshjen e kësaj të shtune, për të evituar një “play off”, që rrezikon ta dërgojë në një kategori inferiore.

Skuadra ku militon edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj, ndodhet në pozicion të ngjashëm me presionin që kaq vuajtur në 4 sezonet e fundit. Sipas medieve, një rol të madh në shpëtimin potencial këtë fundjavë mund të luajë edhe mbrojtësi kuqezi.

“Shqiptari që dëshironte të bëhej polic, duket se tani ka vendosur rregull dhe siguri në mbrojtjen e Hamburgut, e me lojën e tij mund të rezultojë vendimtar ndaj Wolfsburgut”, thuhet mes të tjerave për Mërgim Mavrajn, në gazetën “Abend Bladet”.

Mbrojtësi, i lindur në Gjermani nga prindër nga Kosova, rikthehet pas pezullimit në Bundesligë. Titulli këtë vit ka shkuar për Bayern Munchen, ndërsa rënia e sigurtë u konfirmua për Darmstadt dhe Ingolstadt. Vëmendja tashmë është te Hamburgu, skuadra e vetme që ka luajtur gjithmonë në Bundesligë, që prej krijimit.

Sport