Shkëputet masivi shkëmbor, hapet pas pak orësh rruga Vlorë-Orikum

Shkëputet masivi shkëmbor, hapet pas pak orësh rruga Vlorë-Orikum

Një masiv shkëmbor është shkëputur në vendin e quajtur “Kalaja” në qytetin e Vlorës, dhe ka rrezik që të vazhdojnë shkëputje të tjera.

Për këtë policia e Vlorës bën të ditur se ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të mjeteve në të dyja akset rrugore Vlorë-Orikum, një nga akset rrugore më të frekuentuara për shkak të sezonit turistik.

Policia i kërkon udhëtarëve të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor nga Uji Ftohtë në drejtim të Orikumit apo anasjelltas. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Vetëm pas vlerësimit të forcave xheniere u lejua që mjetet të kalonin në të dy kahet e rrugës.

Aktualitet