Kanuni flet “spanjisht”

Cilat ishin institucionet që funksiononin gjatë periudhës së Kanunit të Lekë Dukagjinit? Mbi cfarë normash dhe dokesh juridike funksiononte shoqëria? Cili ishte foklori dhe etnologjia? Të gjitha këto sot nuk janë më, por mbartin rëndësinë e trashëgimisë së një dokumenti të rëndësishëm ligjvënës për kohën.

Ndërsa tani interes studimi për Kanunin e Lekë Dukagjinit pas një sërë shtetesh ka shfaqur dukshëm edhe Spanja. Duke e përkthyer këtë Kanun në gjuhën e tyre.

“Është hera e parë që kanuni përktheht në gjuhën spanjolle. Më parë ka qenë përkthyer në gjuhë të ndryshmë. Në gjermanisht, në anglisht, në frengjisht, në serbisht dhe rusisht, dhe kjo ishte hera e parë që lexuesi spanjishtfolës ka mundësi t’i afrohet plotësisht veprës së Kanunit të Lekë Dukagjinit.”, thotë Erisa Ajazi, përkthyese e Kanunit në spanjisht.

Kur përmendim lashtësinë e dokumentit nuk mund as ta distancojmë nga ndikimi  që ende edhe sot ka kanuni mbi popullsinë e malësisë së Shqipërisë, në Kosovë, apo dhe vende të tjera ku janë shqiptarët. Pavërisht se nëkohë ai realitet është I largët.

 “Kur flasim për Kanunin nuk flasim thjesht për një tekst, por flasim për një realitet të gjallë, i cili ka qenë përcaktues në jetën e shumë brezave. Përmban një strukturë të detajuar të organizimit dhe funksionimit të shoqërisë së asaj kohe. Përmban shumë emërtime.”, thotë Ajazi.

Asgjë nga ato nuk është më aktuale, ndaj nevoja për ta njohur realitetin e asaj kohe, me shtylla si nderi, mikpritja, sjellja dhe fisi, eshtë ajo që po shtyn nxitjen e përkthimit të Kanunit në shumë gjuhë evropiane.

Kulturë