Pogradec, zhduket një vajzë 16-vjeçare; familja njofton policinë

Pogradec, zhduket një vajzë 16-vjeçare; familja njofton policinë

Një vajzë 16 vjeçe është shpallur e humbur nga policia në Pogradec, pasi nuk është kthyer në shtëpinë e saj që prej mbrëmjes së djeshme.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ka qenë xhaxhai i vajzës, shtetasi J.Sh, 48 vjeç dhe banues në fshatin Stropckë.

Ai deklaroi para agjentëve se mbesa e tij, edhe ajo me inicialet J.Sh, kishte dalë nga shtëpia të premten mbrëma dhe që prej atëherë nuk ishte kthyer më.

Burimet njoftojnë se nga ana e policisë po punohet për gjetjen e saj.

Kronikë