Messi kap nga qafa arbitrin, ndëshkohet vetëm me të verdhë

Messi kap nga qafa arbitrin, ndëshkohet vetëm me të verdhë

Messi u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Juventusit pasi protestoi ndaj arbitrit të ndeshjes, Damir Skomina.

Argjentinasi i Barcelonës mendonte se Pjanic duhej ndëshkuar me karton për një faull ndaj tij dhe shkoi te arbitri për ta kërkuar këtë gjë.

Në një moment, Messi e kapi nga qafa gjyqtarin e ndeshjes, në mënyrë që ai të ndalonte dhe ta dëgjonte. Kjo bëri që ylli i ndeshjes të ndëshkohej vetë me karton të verdhë për protesta.

Sport