Mina me sahat, pranga dy të rinjve në Tiranë

Mina me sahat, pranga dy të rinjve në Tiranë

Dy persona kanë përfunduar në pranga dhe tre mina të telekomanduara me telefon janë bllokuar në në operacionin e koduar “Explosion” të Policisë së Tiranës.

Policia njofton se pas informacioneve të marra në rrugë operacionale ka arrestuar shtetasin Jurgen Muho, 24 vjeç, banues në Qesarakë të Tiranës dhe Eraldo Kataroshi, 19-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, moskallëzim krimi dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer, pasi në rrugën "Teodor Keko",  gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Volkswagen Polo", i cili drejtohej nga shtetasi Jurgen Muho, shërbimet e policisë kanë konstatuar një çantë brenda të cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomandë.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Jurgen Muho, bashkëpunonte me shtetasin Eraldo Kataroshi në lidhje me veprimet që kryente dhe janë sekuestruar tre minat e pajisja me aparat celular të markës “Nokia”, një mekanizëm i përshtatshëm për shpërthime në distancë.

Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe makina tip “Volkswagen Polo”.

Kronikë