Flamur Noka sfidon Ruçin, kryeparlamentari ndërpret seancën

Flamur Noka sfidon Ruçin, kryeparlamentari ndërpret seancën

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërpreu për herë të dytë seancën e kësaj të enjteje dhe thërriti mbledhjen e Kuvendit paraditen e së premtes.

Ai argumentoi këtë vendim të marrë, pasi sipas rregullores së Kuvendit, kur një deputet i përjashtuar nga seanca refuzon të largohet prej saj, seanca ndërpritet dhe vazhdohet në ditën pasaardhëse.

Deputeti që refuzoi të largohet nga seanca ishte demokrati Flamur Noka, që sfidoi vendimin e marrë nga kryeparlamentari Ruçi që e përjashtoi paradite.

Gjithçka ka nisur kur Sali Berisha ka kundërshtuar disa aspekte të ligjit për minoritetet.

“Nuk kam asgjë kundër ligjit, por kush njeh Kushtetutën kupton se ky ligj nuk mund të burojë nga Ministria e Jashtme. Ky ligj është përplasje e klaneve mafioze në qeveri”, ka thënë Berisha.

Në këtë moment është dëgjuar një deklaratë “Ah, ti ke rrjedhur” nga kryeministri Rama për ish-kryeministrin. Veprim ky që është kundërshtuar nga deputeti i PD, Flamur Noka.

Në shenje proteste, Noka ka uzurpuar foltoren e Kuvendit duke refuzuar thirrjet e Ruçit për ta liruar atë. Në këto kushte, kreu i Kuvendit ka përjashtuar nga seanca deputetin demokrat.

Politikë