Basha: Rama s’lejon debat. Noka: Atentat demokracisë

Basha: Rama s’lejon debat. Noka: Atentat demokracisë

Lulzim Basha dhe Flamur Noka ishin në një zë jashtë sallë së Kuvendit pas ndërprerjes së seancës nga Gramoz Ruçi.

Si kryetari i PD-së, ashtu edhe deputeti i përjashtuar nga seanca e së enjtes, akuzuan mazhorancën se po i mbyll gojën opozitës.

“T’i mbyllësh gojën opozitës është fundi i Parlamentit. Ka dy javë që nuk lejon debat. I shmanget debati sepse ka frikë prej tij”, deklaroi për gazetarët Lulzim Basha.

“Ky është një atentat ndaj demokracisë”, deklaroi Flamur Noka.

Politikë